Reperi 19 vjeçar dënohet me 55 vite burg

Amerika

Reperi 19 vjeçar dënohet me 55 vite burg

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 22:04
Taymor ‘Tay-K’ McIntyre

Reperi i ri Taymor ‘Tay-K’ McIntyre, 19 vjeç, u dënua me 55 vjet të martën në Fort Worth në Texas.

Gjykata zbuloi se ai ishte organizatori i një komploti të vjedhjes në një shtëpi, që la një të vdekur.

Viktima Ethan Walker, 21 vjeç, u vra në këtë komplot.

Megan Holt, 19 vjeç dhe Ariana Bharrat, 20 vjeç, thuhet se ishin pjesë e këtij komploti të vitit 2016, së bashku me McIntyre dhe miqtë, për të vjedhur 21-vjeçarin Ethan Walker. McIntyre thuhet se organizoi grabitje dhe rekrutoi personin e armatosur i cili kishte kryer vrasjen dhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Të martën, juria shqyrtoi rreth tre orë para dënimit të McIntyre në 55 vjet burg dhe një gjobë prej 10,000 dollarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat