Pas gati dy dekadash në SHBA urdhërohet ekzekutimi i pesë të burgosurve

Amerika

Pas gati dy dekadash në SHBA urdhërohet ekzekutimi i pesë të burgosurve

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 18:11
Prokurori i Përgjithshëm William Barr

Qeveria federale e SHBA-ve do të rifillojë ekzekutimin e të burgosurve me vdekje pas gati dy dekadash pa ekzekutimin, ka njoftuar departamenti i drejtësisë.

Prokurori i Përgjithshëm William Barr, urdhëroi Byronë e Burgjeve (BOP) për të caktuar ekzekutimet e pesë të burgosurve të dënuar për vrasje dhe krime të tjera. Barr tha se pesë personat ishin të dënuar për vrasje ose përdhunime të fëmijëve dhe të moshuarve.

“Departamenti i Drejtësisë mbështet sundimin e ligjit dhe ne i detyrohemi viktimave dhe familjeve të tyre për të vazhduar dënimin e vendosur nga sistemi ynë i drejtësisë”.

Ekzekutimet janë planifikuar për dhjetor 2019 dhe janar 2020.

Dënimi me vdekje ishte jashtëligjor në nivel shtetëror dhe federal me një vendim të Gjykatës së Lartë të vitit 1972 por u rikthye në vitin 1988.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Qendra e Informacionit për Dënimet me Vdekje, 78 persona u dënuan me vdekje midis viteve 1988 dhe 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat