Presidenti Trump bën apel për lirimin nga burgu të reperit amerikan

Amerika

Presidenti Trump bën apel për lirimin nga burgu të reperit amerikan

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 08:30
Donald Trump, Andre Carson

Kongresmeni i njohur amerikan Andre Carson ka deklaruar se ‘tweets-at’ e presidentit Trump që apelojnë për lirimin e reperit ASAP Rocky nga burgu në Suedi janë vetëm  një lojë e tij për të marrë më shumë vota në vitin 2020.

Carson thotë se është duke punuar prapa skenave për të liruar A$AP, ndërsa Trump po përpiqet të apelojë tek komuniteti afrikano-amerikan për elektorat, ai tha se Suedia nuk do të reagoj për shkak të postimeve në Twitter. 

Trump kishte shkruar se është shumë i zhgënjyer që kreu i Suedisë ende nuk ka reaguar për kërkesat e tij për lirimin e reperit amerikan, pasi të gjithë besojnë në pafajësinë e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat