Grabiten 750 kg ari në Brazil

Amerika

Grabiten 750 kg ari në Brazil

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 15:23
Foto ilustrim

Tetë persona të kamufluar si policë vodhën rreth 750 kilogramë ari dhe metale të çmuara për një vlerë të parashikuar prej 36 milionë eurosh, nga një depo në aeroportin ndërkombëtar ”Guarulhos” në San Paulo, njoftuan autoritetet e aeroportit.

Sipas zyrtarëve, banda arriti të grabisë një sasi ari të destinuar për Zyrih dhe Nju Jork.

Hajdutët hynë në aeroport me dy automjete të ngjashme nga ato të përdorura nga policia federale braziliane, të cilat u gjetën më pas rreth 20 kilometra larg aeroportit.

Nuk pati lëndime dhe asnjë shkëmbim zjarri, por sipas një oficeri policie, një zyrtar i aeroportit dhe tetë anëtarë e familjes së tij, përfshirë katër të mitur, u mbajtën peng nga banditët për rreth 12 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat