Rritja ekonomike nuk arrin shënjestrën e Trumpit

Amerika

Rritja ekonomike nuk arrin shënjestrën e Trumpit

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 18:03
ilustrim

Ekonomia e Shteteve të Bashkuara është rritur më pak se është planifikuar, duke mos arritur shënjestrën e presidentit amerikan, Donald Trump prej 3 për qind.

Bazuar në të dhënat zyrtare, bruto-prodhimi i brendshëm është rritur për 2.5 për qind gjatë vitit 2018.

Të dhënat po ashtu kanë treguar se rritja është ngadalësuar në çerekun e dytë të vitit, pasi eksportet kanë rënë dhe kompanitë kanë investuar më pak në bizneset e tyre.

Këto të dhëna janë bërë të ditura para takimit të Rezervave Federale të SHBA-së, javën e ardhshme, ku pritet të diskutohen normat e interesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat