Korporatat amerikane kërkojnë energjinë e rinovueshme

Amerika

Korporatat amerikane kërkojnë energjinë e rinovueshme

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 22:27
SHBA

Megjithëse qeveria federale amerikane po tërhiqet nga përballja me ndryshimet klimatike, shumica e korporatave amerikane po vazhdojnë me masat e tyre. Disa prej kompanive në Shtetet e Bashkuara po kërkojnë energji të rinovueshme, madje edhe kur autoritetet lokale nuk i mbështesin.

Këtu ndodhet truri i internetit, i ndodhur në magazina të mëdha kompjuterash të quajtura “qendra të dhënash”. Çdo klikim kalon nëpërmjet një qendre të dhënash të vendosur diku.

“Ndodhemi në Virxhinian veriore, në mesin e qendrave më të mëdha të dhënave në botë”, thotë Stan Blackwell, i kompanisë “Dominion Energy”.

Stan Blackwell drejton zhvillimin ekonomik në Dominion Energy, kompaninë rajonale të energjisë elektrike, e cila mbulon edhe kryeqytetin amerikan Washington, D.C.

Në Virxhinian e veriut ndodhen më shumë qendra të dhënash se në çdo vend tjetër të botës.

Zoti Blackwell thotë se çdo qendër të dhënash konsumon rreth 30 mijë kilovatë energjie.

“Për të mundësuar krahasimin, një shtëpi e zakonshme përdor rreth 4 kilovatë”, thotë ai.

Këto godina që konsumojnë kaq shumë energji strehojnë serverat e kompanive si Facebook, Microsoft, Google.

Këto kompani kanë plane për të marrë të gjithë energjinë e tyre nga burime të rinovueshme. Brian Janous është menaxher i energjisë në kompaninë Microsoft.

“Është e rëndësishme që ajo çfarë ndërtojmë të lërë një trashëgimi pozitive, të cilën të mos e ndërtojmë bazuar mbi burimet e ngurta të energjisë, por ta ndërtojmë të bazuar mbi teknologjinë e ardhshme të erës, ujit dhe diellit”, thotë zoti Janous.

Kompanitë janë të gatshme të punojnë për ta arritur.

Kompania “Facebook” ndihmoi për modifikimin e rregullave shtetërore në mënyrë që të mund të shitej energjia e mbledhur nga tre ferma solare ekzistuese, të cilat do të pasohen edhe nga tre të tjera.

“Facebook e nxiti këtë ndryshim dhe me çmime të reja, për të cilat jemi shumë të kënaqur”, thotë zoti Blackwell.

Shumë kompani janë të gatshme të paguajnë edhe më shumë për energjinë e rinovueshme. Megjithatë po bie gradualisht çmimi i energjisë së erës dhe asaj diellore gjatë viteve të fundit./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat