Donald Trump: Taksë mbi verën franceze

Amerika

Donald Trump: Taksë mbi verën franceze

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 16:57
Donald Trump

Donald Trump ka vënë në shënjestër tani verën franceze. Presidenti amerikan kërcënoi se do të vendoste taksa mbi verën franceze pasi Parisi imponoi një tarifë mbi gjigantët teknologjikë amerikanë si facebook, google dhe amazon.

Presidenti amerikan tha se reagimi reciprok ndaj sjelljes së pamatur të homologut të tij francez, po merret në konsideratë. Pallati i Elizeut, të shtunën tha se Macron i kish thënë Trump se taksa mbi shërbimet dixhitale ishte në interes të përbashkët.

Ligji francez, i quajtur Gafa, sipas inicialeve të Google, Amazon, Facebook dhe Apple, imponon një taksë prej 3 për qindësh mbi të ardhurat e kompanive dixhitale që vijnë nga reklamat dhe komisionet, në Francë, dhe prek kompanitë që fitojnë të paktën 750 mijë euro në shkallë globale dhe 25 milionë euro në Francë. Ligji u miratua nga parlamenti francez në korrik dhe qeveria thotë se rreth 30 kompani preken.

“Mua më ka pëlqyer gjithnjë më shumë vera amerikane se ajo franceze, edhe pse nuk pi verë. Thjeshtë më pëlqen pamja e saj. Ok. Por, vera amerikane është e shkëlqyer dhe ata nuk kanë bërë gjënë e duhur kur nisën të vendosin taksa mbi kompanitë tona. Unë kam një marrëdhënie të mirë me presidentin macron por, ata nuk duhet ta kishin bërë këtë”, tha Trump.

Ministri francez i ekonomisë Bruno le Maire, tha të premten se Franca është një vend sovran. Ne marrim vendimet tona lidhur me çështjet e taksimit.

SHBA është konsumatori më i madh në shkallë globale i verës dhe Franca është prodhuesja e dytë më e madhe në botë, sipas organizatës ndërkombëtare të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat