Vdesin binjakët 1 vjeçarë, u lanë në makinë për 8 orë

Amerika

Vdesin binjakët 1 vjeçarë, u lanë në makinë për 8 orë

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 18:02
Foto

Dy fëmijë 1 vjeçar kanë gjetur vdekjen këtë të premte, pasi u lanë në një makinë për tetë orë në Nju Jork.

Policia e New York-ut në një njoftim për shtyp tha se djali, Phoenix Rodriguez dhe vajza, Mariza Rodriguez nga Rockland County u gjetën të pavetëdijshëm dhe nuk reaguan, kur ndodheshin në sendiljen e pasme të një makine Honda, në Bronks. Menjëherë ata u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Për vdekjen e fëmijëve akuzohet babai 39-vjeçar i fëmijëve, Juan Rodriguez, është nën akuzën e dy vrasjeve.

Raportohet se ndërsa binjakët ishin në makinë, babai ishte në punë në një spital.

Temperaturat e së premtes në këtë zonë arritën një ndër nivelet më të larta, që janë arritur në mes të viteve 80, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat