Pelosi e akuzon Trumpin për sulm racist ndaj ligjvënësit me ngjyrë

Amerika

Pelosi e akuzon Trumpin për sulm racist ndaj ligjvënësit me ngjyrë

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 09:18
Nancy Pelosi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e ka akuzuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për sulme raciste në llogarinë e tij në Twitter ndaj një ligjvënësi amerikan me prejardhje afrikane.

Presidenti amerikan e kishte sulmuar politikanin demokrat, Elijah Cummings, dhe shtetin që ai e përfaqëson, Maryland-in. Ai kishte thënë se vendi i këtij ligjvënësi, ku shumica e banorëve janë zezakë, është një tollovi e pushtuar nga brejtësit. Për më tepër, ai kishte thënë se Cummings ka qenë ngacmues.

Si kryetar i Komisionit Mbikëqyrës në Dhomën e Përfaqësuesve, Cummings ka qenë nismëtar për disa hetime për politikat e administratës së Trumpit, përfshirë qasjen ndaj imigrantëve në qendrat e ndalimit.

Ndaj sulmit të presidentit amerikan reagoi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila tha se komentet e presidentit Trump janë sulme raciste. “Ne të gjithë jemi kundër sulmeve raciste kundër Cummings-it dhe e përkrahim qëndrimin stoik të ligjvënësit”, shkroi ajo në Twitter.

Sidoqoftë, politikanët republikanë kanë qëndruar të heshtur ndaj komenteve të presidentit dhe ende askush nga grupi i tyre nuk e ka dënuar deklaratën e tij, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat