Përleshje mes bandave në burg, mbi 50 të vdekur

Amerika

Përleshje mes bandave në burg, mbi 50 të vdekur

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 18:55
Ilustrim

Më shumë se 50 persona janë vrarë gjatë një trazire në një burg në Brazil. Përleshjet mes grupeve rivale zgjatën për pesë orë, thanë zyrtarët.

Anëtarët e njërës bandë pushtuan një pjesë të burgut Altamira në shtetin Para. Zyrtarët në një deklaratë thanë se 16 të vdekurve iu pre koka.

Ndërsa raporte të tjera thonë se një pjesë të burgut iu vendos flaka dhe shumë prej njerëzve u asfiksuan. Dy oficerë të burgut që u morën peng janë liruar.

Dy bandat rivale të përfshira në përleshje nuk janë identifikuar nga autoritetet.

Dhuna në burgjet e Brazilit nuk është e pazakontë. Vendi ka popullsinë e tretë më të madhe në botë prej rreth 700,000 banorësh, dhe mbipopullimi është një problem i përhapur.

Përleshjet midis bandave rivale janë të shpeshta. Në maj, 40 vetë u vranë në të njëjtën ditë në katër burgje të ndryshme në Manaus në shtetin Amazonas.

Një ditë më pas 15 të tjerë vdiqën në gjatë përleshjeve në burgjet në zonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat