“1 mln dollarë për kokën e tij”, roli i SHBA në ekzekutimin e djalit të Osama Bin Laden

Amerika

“1 mln dollarë për kokën e tij”, roli i SHBA në ekzekutimin e djalit të Osama Bin Laden

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 10:54
Hamza bin Laden

Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë njoftuar për vdekjen e Hamzas, djalit të themeluesit të grupit militant, al-Kaida, Osama Bin Laden.

Detajet e vendit apo vdekjes së Hamza Bin Ladenit nuk janë bërë të qarta në raportimet e bazuara në burime anonime.

Është e paqartë saktësisht se kur ose ku ka ndodhur vdekja e tij, sipas NBC News , që raportoi për herë të parë inteligjencën duke cituar tre zyrtarë amerikanë.

Hamza bin Laden mendohet të ketë vdekur diku para muajit mars por brenda dy viteve të fundit, megjithëse informacioni që konfirmon vdekjen e tij ka dalë së fundmi në dritë, sipas dy zyrtarëve të inteligjencës të cituar nga New York Times .

Qeveria amerikane kishte një rol në operacionin që vrau Hamza bin Laden, por nuk ishte e saktë se cili ishte ai rol, thanë burimet.

Në muajin mars, qeveria amerikane pati ofruar 1 milion dollarë për ata që kanë informacione rreth vendit ku ndodhet ai.

Hamza Bin Laden, që mendohet se është në 30-at e tij, ka nisur më parë disa mesazhe me zë dhe pamje duke bërë thirrje për sulme në Shtetet e Bashkuara dhe shtete tjera.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të komentojë mbi lajmin në fjalë kur u ai u pyet nga Daily Mail të mërkurën.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka refuzuar që të komentojë për këtë çështje, e njëjtë sikur edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se bazuar në dokumentet e konfiskuara më 2011 në shtëpinë e babait të tij, Hamza Bin Laden është paraqitur si udhëheqës i Al-Kaidës.

Al-Kaida ka qenë grupi që ka kryer sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat