(E plotësuar) - Një person hapi zjarr në Dejton, Ohio në orët e para të mëngjesit, duke vrarë të paktën 9 persona dhe duke lënë 16 të plagosur.
Sipas përditësimeve më të fundit nga ”Dayton Daily News”, policia ndërhyri pasi raportoi praninë e një të dyshuari të armatosur, në qendër të distriktit të Oregonit.
Ajo hapi zjarr kundër tij dhe e vrau, ndërkohë që një person i dytë i dyshuar është larguar me një makinë.
Ngjarja e rëndë pason atë të El Pasos në Teksas ku humbën jetën 20 persona dhe 26 të tjerë mbetën të plagosur.
Autori ishte një 21 vjeçar. 20 minuta para sulmit, vrasësi i dyshuar i Teksasit publikoi në internet një postim me një gjuhë urrejtjeje ku akuzonte komunitetin hispanik për rrëmbimin e “të bardhëve” në SHBA.
***
Pas sulmit në Teksas ku mbetën të vdekur 21 persona, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dayton përkatësisht në shtetin e Ohios.
Gjatë mesnatës me orën lokale të SHBA-së, një person ka shtënë me armë duke lënë të vdekur 12 persona dhe shumë të tjerë janë lënduar.
Sipas mediave lokale ngjarja ka ndodhur afër një klub nate.
Here's a three-part Facebook video from the scene of a shooting that happened in the Dayton, Ohio Oregon district. Video taken by Dougie Doug. 1/3 pic.twitter.com/zTapEqFWXi
— Chad Baker (@ChadBlue83) August 4, 2019