31 të vrarë dhe 42 të plagosur në Amerikë, vritet një sulmues

Amerika

31 të vrarë dhe 42 të plagosur në Amerikë, vritet një sulmues

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 11:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tronditur nga dy sulme sot. Njëri ka ndodhur në qytetin El Paso të Teksasit dhe tjetri në Deyton të Ohaios.

Nga sulmi i Teksasit u vranë 22 persona dhe mbetën të plagosur 26 të tjerë.

Derisa në sulmin e qytetit të Deytonit në Ohaio 9 përsona u vranë dhe 16 u plagosën.

Në Teksas masakra ndodhi në një qendër të rrjetit “Walmart” në afërsi të Cielo Vista Mall, disa kilometra nga kufiri SHBA-Meksikë.

Autori i ngjarjes së Teksasit është një 21-vjeçar, i cili i armatosur me një kallashnikov AK-47 u fut në qendrën tregtare nga hyrja e një parkimi dhe ndërkohë që qëllonte mbi turmën, mbante edhe dëgjuese në veshë.

Mediat amerikane kanë identifikuar 21-vjeçarin dhe thonë se është Patrick Crusius, i cili u identifikua falë kamerave të sigurisë.

Ai arriti të kapet nga policia dhe momentalisht është në paraburgim.

Vetëm pak ditë më parë një ngjarje e tillë e tmerrshme ndodhi në një festival në Kaliforni.

Derisa në Deyton të Ohaios, policia ka konfirmuar vdekjen e të dyshuarit për këtë sulm.

Image

Incidenti erdhi pak orë pas sulmit masiv në El Paso të Teksasit.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje për sulmin, veçse ai ka ndodhur në distriktin e Oregonit, një lagje e njohur për klubet e natës, galeritë e artit e dyqane.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat