Trump kërkon dënim me vdekje ‘pa shtyrje”

Amerika

Trump kërkon dënim me vdekje ‘pa shtyrje”

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 19:04
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje sot për ekzekutimin e "shpejtë" të dënimit me vdekje, "pa shtyrje të panevojshme për një vit" për ata që janë përgjegjës për sulme masive të armatosura, pas të shtënave në dy shtete që vranë të paktën 29 njerëz.

"Urdhëroj Departamentin e Drejtësisë të propozojë një ligj që garanton se ata që kryejnë krime të urrejtjes dhe masakra do të përballen me dënimin me vdekje, dhe se dënimi me vdekje zbatohet me shpejtësi, vendosmëri dhe pa shtyrje të panevojshme", tha Trump.

Në një fjalim të Shtëpisë së Bardhë, Trump dënoi "racizmin, urrejtjen dhe supremacinë e të bardhëve".

Sulmuesi, një i bardhë 21-vjeçar, qëlloi dhe vrau 20 persona në një hipermarket në El-Paso, afër kufirit SHBA-Meksikë. Gjashtë shtetas meksikanë janë në mesin e viktimave.

Disa orë pas sulmit në Teksas, një tjetër sulm ndodhi në Dejton, Ohio, kur një sulmues 24-vjeçar, gjithashtu një njeri i bardhë, vrau nëntë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat