Gjendet i vdekur trafikanti që u maskua si vajza e tij

Amerika

Gjendet i vdekur trafikanti që u maskua si vajza e tij

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 07:48
Clauvino da Silva

Vetëm pak ditë pasi i dështoi plani të arratisej nga burgu i maskuar si vajza e tij, autoritetet braziliane kanë gjetur të vdekur në qeli bosin e drogës, Clauvino da Silva.

Në njoftimin e parë të policisë thuhet se Da Silva e ka varur veten. Ai po vuante një dënim prej 73 vitesh e 10 muaj burgim.

Përpjekja a e Da Silvas për t’u arratisur bëri bujë në të gjithë botën, pasi tentoi të largohej i maskuar si vajza e tij i veshur me paruke, maskë silikoni dhe veshje femrash.

Vetëm nervozizmi përpara rojave e tradhtoi ish-bosin e drogës i cili u kap menjëherë.

Ndërkohë që autoritetet po punonin për të kapur edhe ata që e kishin ndihmuar, ishte dhënë urdhri që Da Silva të transferohej në një burg të sigurisë së lartë.

Clauvino da Silva ishte arratisur edhe në vitin 2013 nga burgu së bashku me 31 të burgosur të tjerë duke dalë nga sistemi i kanalizimeve, por u arrestua sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat