5-vjeçari thërret policinë: Më sillni një pice se jam i uritur!

Amerika

5-vjeçari thërret policinë: Më sillni një pice se jam i uritur!

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 08:01
Policët dhe 5-vjeçari

Një djalosh 5-vjeçar mori shërbimin e emergjencave në Florida duke kërkuar që t’i sillnin një picë sepse ishte i uritur.

Departamenti i Policisë së Sanfordit njoftoi se iu kishte përgjigjur telefonatës dhe shkuan në shtëpinë e djaloshit për të parë kushtet në të cilat jetonte.

Oficerët e policisë takuan 5-vjeçarin dhe motrën e tij më të madhe e cila i siguroi autoritetet se ata janë mirë dhe se vëllai i saj i vogël e kishte telefonuar policinë pa dijeninë e saj.

Policët i treguan 5-vjeçarit se thirrja në 911 ishte vetëm për raste emergjente dhe më pas shkuan për të blerë një pica të madhe së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat