Pritet me protesta, Trump viziton Teksasin dhe Ohio-n pas sulmeve të rënda

Amerika

Pritet me protesta, Trump viziton Teksasin dhe Ohio-n pas sulmeve të rënda

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 06:47
Trump pritet me protesta

Presidentin i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vizituar Teksasin dhe Ohio-n pas sulmeve të armatosura ku morën jetën e 31 personave.

Në Teksas 22 persona u vranë pasi u shenjestruan nga një njeri i armatosur, ndërsa në Ohio u vranë 9 persona.

Në Ohio ai vizitoi të mbijetuarit në spital. Trump tha se ishte i shqetësuar për rritjen e urrejtjes mes grupeve të ndryshme racore, etnike.

Në Teksas, Kongresmenja Demokratike që përfaqëson El Paso, Veronica Escobar, nuk pranoi ta takonte presidentin Trump me argumentin se Trump ka përdorur gjuhën e urrejtjes dhe të racizmit duke shkaktuar fyerje dhe dhimbje në vendin që ajo drejton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat