Chelsea Clinton është nënë e tre fëmijëve!

Amerika

Chelsea Clinton është nënë e tre fëmijëve!

Nga: Beqir SINA- New York Më: 8 gusht 2019 Në ora: 08:08
Chelsea Clinton, Marc Mezvinsky dhe Jasper

NEW YORK CITY: Ish-vajza e parë , e çiftit presidencial Chelsea Clinton 39-vjeçare dhe burri i saj, Marc Mezvinsky, sollën në jetë, edhe një djalë tjetër, duke u bërë kështu me tre fëmijë, dhe, u bërë lajm në rrjetin social - duke thyer dhe ndjekjen e lajmeve në Twitter dhe Facebook.

"Këtë mëngjes ne mirëpritëm djalin tonë, Jasper Klinton Mezvinsky," lexohet në tweet, të ketë shkruajtur çifti Clinton - duke shtuar: “Ne jemi të tejmbushur me dashuri dhe mirënjohje Falemnderit Zotit! dhe, nuk mund të presim t’i bëjmë së bashku tre fëmijët tanë, motrën dhe vëllain e tij të madh.".

Jasperi i vogel tani i është bashkuar motrës së madhe Charlotte, e cila është 4 vjeçe, dhe vëllait Aidan, 3 vjeçar, shkruan shtypi amerikan.

Chelsea Klinton - njoftoi shtatëzëninë në janar, duke ndarë gëzimin e tyre për të treguar se ata ishin çifti më i lumtur për të u bërë një familje e madhe këtë verë.

Ajo më pas iu përgjigj një fansi, duke thënë se prindërit e saj, Bill dhe Hillary Clinton, ishin të lumtur për tu bërë gjyshër për së treti me një foshnje tjetër.

Klinton foli për ET në vitin 2016 për mënyrën sesi nëna e saj (Hillary)kishte ndikuar shumë në prindërimin e saj.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat