40.000 migrantë në kufirin SHBA-Meksikë

Amerika

40.000 migrantë në kufirin SHBA-Meksikë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 20:14
Migrantët në kufirin SHBA-Meksikë

Të paktën 40.000 migrantë janë në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën, të cilët janë në listën e pritjes së azilit ose në pritje të një seance gjyqësore pasi janë rikthyer përtej kufirit.

Numri i migrantëve, i vlerësuar nga Associated Press dhe Qeveria e Meksikës, është rritur ndjeshëm nga fillimi i vitit.

Për shkak të numrit të madh të shtetasve kamerunas që flasin gjuhën angleze, e që po ikin nga qeveria e tyre e drejtuar nga qytetarët që flasin frëngjisht, numri i azilkërkuesve është rritur nga 4.800 në 10.000 në tre muajt e fundit.

Reagimi i ashpër i presidentit të SHBA-së Donald Trump ndaj valës së migrantëve që kërkojnë mbrojtje humanitare, e ka kthyer Meksikën në një dhomë pritje për azilkërkuesit, shumica e tyre nga Amerika Qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat