Vogëlushja harrohet në makinën në diell, vdes gjatë kohës që e ëma dremiste

Amerika

Vogëlushja harrohet në makinën në diell, vdes gjatë kohës që e ëma dremiste

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 13:27
Scarlett Grace Harris

Një vajzë fare e vogël u la të vdiste në makinën e parkuar në diell, e harruar nga e ëma.

Scarlett Grace Harris, 2 vjeçe, gjeti vdekjen nga asfiksia, pasi e ëma e harroi për orë të tëra brenda makinës në diell.

Ngjarja e rëndë ndodhi në San Diego, California, SHBA, gjatë kësaj të hëne.

Nëna e Scarlett, kur u zgjua pasi ishte kthyer dhe kishte dremitur në shtëpi, nuk po e gjente vogëlushen, kështu që lajmëroi policinë.

Pas telefonatës, gruaja shkoi që të kontrollonte në makinën e cila ishte parkuar pranë shtëpisë dhe aty gjeti vajzën pa ndjenja.

Pavarësisht njoftimit të ndihmës së shpejtë vogëlushja u deklarua e vdekur.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto lloj incidentesh janë të shpeshta, ku me një mesatare mujore, janë rreth 38 fëmijë që gjejnë vdekjen në këtë mënyrë, të harruar nga prindërit në makinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat