Djali i të dashurës 2 muajsh i vjell qumështin sipër, ai i zë frymën

Amerika

Djali i të dashurës 2 muajsh i vjell qumështin sipër, ai i zë frymën

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 22:07
Gjatë mungesës së gruas, 19-vjeçari e kishte ushqyer fëmijën me biberon

Vret djalin e të dashurës së tij, pasi foshnja i volli qumështin sipër. Dakota King, 19 vjeç nga Bloomington, në Indiana, SHBA, i zuri frymën djalit 2 muajsh të të dashurës, duke i vënë jastëkun në fytyrë, në mënyrë që ta ndalonte së qari.

Foshnja i ishte lënë në kujdestari nga e dashura këtë të martë, teksa ajo kishte shkuar në punë. Gjatë mungesës së gruas, 19-vjeçari e kishte ushqyer fëmijën me biberon, por në një moment foshnja i kishte vjell sipër, teksa i riu po e mbante në krahë.

Kjo gjë e inatosi së tepërmi Dakotan, i cili nisi ti bërtiste foshnjës, duke bërë që të nisë të qajë. Më pas duke mos ditur si ta qetësonte, i vuri jastëkun sipër për t’i mbyllur gojën, por i zuri frymën.

Kur nëna e foshnjës u kthye në shtëpi, e gjeti pa ndjenja dhe lajmëroi ndihmën e shpejtë, por pa rezultat, foshnja u gjet i vdekur, shkruan noa.al.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, 19-vjeçari tregoi gjithçka ndodhi, duke bërë që të arrestohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat