Nëna harron vajzën me aftësi të kufizuara në makinë, e mitura gjen vdekjen! Gruaja dhe partneri i saj nën hetim

Amerika

Nëna harron vajzën me aftësi të kufizuara në makinë, e mitura gjen vdekjen! Gruaja dhe partneri i saj nën hetim

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 07:38
Rita Pangalangan dhe Cristina Pangalanga

Harron vajzën me aftësi të kufizuara brenda makinës në diell, duke bërë që e bija 13 vjeçe të gjejë vdekjen.

Rita Pangalangan, 49 vjeçe, nga Karolina e Jugut, SHBA, ishte një mësuese model, aq sa kishte fituar çmimin e mësueses më të mirë në vitin 2019, ishte nënë e përkushtuar, por bëri një gabim që i kushtoi jetën vajzës së saj.

E mitura Cristina Pangalanga me aftësi të kufizuara ndodhej në makinë me të ëmën, më 5 gusht kur gruaja e parkoi jashtë shtëpisë së të dashurit të saj Larry King, të saj në zonën e Low Country Highway.

E hutuar siç thotë, ajo e mbylli derën, duke e lënë vajzën në makinë kur temperaturat jashtë ishin 32 gradë. Cristina u la në makinë për pesë orë, kohë e mjaftueshme për ti marrë jetën.

Ishte vetë gruaja ajo që kuptoi më vonë se Cristina nuk ishte në shtëpi dhe kështu duke e kërkuar, e gjeti të pajetë në makinë.

Lidhur me këtë ngjarje Rita dhe partneri i saj akuzohen për vrasje, teksa hetimet janë në vijim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat