SHBA kërcënon Gjermaninë më tërheqjen e trupave amerikane nga ky shtet

Amerika

SHBA kërcënon Gjermaninë më tërheqjen e trupave amerikane nga ky shtet

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 18:20
Angela Merkel dhe Donald Trump

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po marrin në konsideratë tërheqjen e disa trupave amerikane të vendosura në Gjermani, me Poloninë që konsiderohet si destinacion i ri i tyre.

Kjo është bërë e ditur nga Ambasadori Amerikan në Gjermani. Kërcënimi me tërheqje trupash, vjen në mesin e dallimeve mes Berlinit dhe Uashingtonit në lidhje me kontributin e Gjermanisë në Nato dhe çarjen më të fundit të shkaktuar nga refuzimi i Gjermanisë për të marrë pjesë në një mision detar të udhëhequr nga SHBA në Gjirin Persik.

“Është në fakt fyese të mendosh që taksapaguesit amerikanë duhet të vazhdojnë të paguajnë për të patur 50 mijë amerikanë në Gjermani, ndërkohë që vetë gjermanët shpenzojnë çdo tepricë në programet e brendshme”, tha Ambasadori Amerikan Richard Grenell.

Presidenti amerikan Donald Trump ndërkohë ka përmendur mundësinë e lëvizjes së disa trupave amerikane nga Gjermania në Poloni edhe në bisedimet me presidentin polak, Andrzej Duda në Uashington, në qershor.

Gjermania është vendi evropian ku janë vendosur pjesa më e madhe e trupave amerikane, me 35 mijë ushtarë të dislokuar bashkë atje përkrah 17 mijë amerikanëve civilë të punësuar nga ushtria amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat