Shumë pyetje dhe dyshime për vetëvrasjen e Jeffrey Epstein

Amerika

Shumë pyetje dhe dyshime për vetëvrasjen e Jeffrey Epstein

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 09:16
Jeffrey Epstein

Janë ngritur pyetje të shumta që hedhin dyshime lidhur me atë se si financuesi amerikan Jeffrey Epstein ishte në gjendje të kryente vetëvrasje në qelinë e tij të burgut përderisa ishte në pritje të gjykimit për akuzat për trafikim seksual.

Trupi i tij u zbulua herët të shtunën në një ndërtesë në New York.

Epstein u gjet gjysëm i vetëdijshëm në qelinë e tij muajin e kaluar pas një përpjekje të dukshme për vetëvrasje.

Kryetari i Bashkisë së New York Bill de Blasio, ka kërkuar një hetim të plotë përderisa e cilësoi këtë rast si “shumë të përshtatshëm”.

“Ajo që shumë prej nesh duan të dinë është, çfarë dinte ai?” tha de Blasio, i cili gjithashtu është kandidat për nominimin për president nga rradhët e demokratëve.

“Sa milionerë dhe miliarderë të tjerë ishin pjesë e aktiviteteve të paligjshme në të cilat ishte përfshirë? Epo, ai informacion nuk vdiq me Jeffrey Epstein. Edhe kjo duhet të hetohet”.

Epstein, 66 vjeç, u deklarua i pafajshëm muajin e kaluar për akuzat për trafikim seksual dhe komplot dhe po mbahej me kusht.

Vdekja e tij erdhi një ditë pasi u lëshuan qindra faqe dokumentesh gjyqësore që zbuluan pretendime të reja kundër tij dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të profilit të lartë.

Cilat ishin rrethanat e vdekjes së Epsteinit?

Epstein vdiq menjëherë pasi u gjet i pavetëdijshëm herët të shtunën në Qendrën Korrektuese Metropolitane në New York City, i konsideruar si një nga më të sigurtit në vend.

Ndërsa muajin e kaluar, menjëherë pasi iu mohua lirimi, Epstein u gjet në qelinë e tij me lëndime në qafë dhe u dërgua në spital. Këtë rast zyrtarët e burgut kishin hetuar si një përpjekje e mundshme vetëvrasjeje.

Ka raporte kontradiktore nëse Epstein ishte vendosur në vëzhgim vetëvrasës pas këtij incidenti.

Në një letër drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm William Barr, Senatori Republikan Ben Sasse tha se “kokat duhet të rrokullisen”.

“Departamenti i Drejtësisë ka dështuar, dhe sot bashkë-konspiratorët e Jeffrey Epstein mendojnë se ata mund të kenë marrë edhe një marrëveshje të ëmbël të fundit”.

“Çdo person në Departamentin e Drejtësisë – nga stafi juaj i Drejtësisë deri në burgun e ndërrimit të natës – e dinte se ky njeri përbënte rrezik për vetëvrasje dhe se sekretet e tij të errëta nuk mund të lejoheshin të vdisnin me të” tha ai.

Prokurori i Përgjithshëm tha se ka “pyetje serioze, të cilave duhet t’i përgjigjen”.

Barr shtoi se ai ishte i tmerruar nga vdekja e Epstein dhe tha se Departamenti i Drejtësisë kishte nisur një hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat