Administrata amerikane gjen kimikalin kancerogjen në tabletat për shtypjen e gjakut

Amerika

Administrata amerikane gjen kimikalin kancerogjen në tabletat për shtypjen e gjakut

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 10:36
Foto ilustrim

Kohët e fundit shumë marka të ilaçeve për shtypjen e lartë të gjakut janë nxjerrë nga tregu, pasi hetuesit federale gjetën grimca potencialisht shkaktuese të kancerit në to.

Në një peticion të qytetarëve të paraqitur në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Medikamenteve (FDA), nivele të larta të dimetilformamidit (DMF) u gjetën në ilaçin e hipertensionit ‘valsartan’, të prodhuar nga disa kompani. Dimetilformamidi ka qenë i lidhur me kancerin dhe sëmundje të tjera.

Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), DMF është një toksinë e fuqishme e mëlçisë. DMF mund të shkaktojë dhimbje koke, dobësi, marramendje, probleme të lëkurës, dhimbje barku, kapsllëk, nauze dhe të vjella.

Shtypja e lartë e gjakut ose hipertensioni mund të çojë në disa probleme të tjera shëndetësore, në të cilat përfshihen sulmi në zemër, goditjet në tru dhe madje problemet e veshkave.

Andaj, rekomandohet të kontrolloni rregullisht tensionin e gjakut. Dieta dhe stërvitja mund të ndihmojnë në mbajtjen e shtypjes së gjakut në nivele normale.

Gjithashtu, disa ushqime si dhe erëzat si shafrani i Indisë mund të rregullojnë në mënyrë efektive shtypjen e gjakut. Të rriturit mund të marrin 400 deri 600 mg pluhur organik të shafranit të Indisë 3 herë në ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat