Trump: Përdorimi i dhunës në Hong Kong pengon bisedimet tregtare

Amerika

Trump: Përdorimi i dhunës në Hong Kong pengon bisedimet tregtare

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 08:05
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Në Hong Kong dhjetëra mijëra protestues përfunduan javën e 11-të radhazi të demonstratave pro-demokracisë, përkundër paralajmërimeve të Pekinit se mund të ndërhyrjë për t'i ndalur ato. Ditët e fundit të protestave, nuk janë shënuar përplasje me policinë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Kinën që një sulm i stilit Tiananmen (Sheshi i Pekinit, ku më 1989 u shtypën protestuesit) ndaj protestuesve të Hong Kongut do të pengonte bisedimet tregtare midis dy vendeve.

"Unë mendoj se do të ishte shumë e vështirë të merremi vesh, nëse ushtrojnë dhunë”, tha ai para se të nisej në Morristown, New Jersey.

Trump përsëri i kërkoi presidentit kinez, Xi Jinping, të "ulet në bisedime" me drejtuesit e protestës.

Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur tarifa ndaj importeve kineze në vlerë prej qindra miliarda dollarësh, si pjesë e një përpjekje për të riformuar marrëdhëniet tregtare me Kinën.

Protestat në Hong Kong u nxitën nga një projekt-ligj që do të lejonte të dyshuarit të përballen me gjyq në territorin e Kinës, përderisa kritikët thonë se të drejtat e tyre do të komprometohen.

Projekt-ligji u pezullua nga ana e autoriteteve të Hong Kongut, por kërkesat e protestuesve janë rritur duke përfshirë dorëheqjen e udhëheqëses Carrie Lamit, zgjedhje të drejtpërdrejta, shpërbërjen e legjislaturës aktuale dhe një hetim mbi brutalitetin e dyshuar të policisë.

Hong Kongu është pjesë e Kinës, por gëzon më shumë autonomi sesa rajonet e tjera kineze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat