E pazakontë: Pasi pastruan veturën, burri vret gruan e tij

Amerika

E pazakontë: Pasi pastruan veturën, burri vret gruan e tij

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 08:55
Një burrë nga New York duke vozitur në mënyrë aksidentale vrau gruan e tij

Një burrë nga New York duke vozitur në mënyrë aksidentale vrau gruan e tij vetëm pak çaste pasi çifti kishte mbaruar larjen e automjetit të tyre

Isabel Ramirez-Cohetero, 51 vjeçare dhe burri i saj 50-vjeçar kishin qenë duke larë veturën e tyre Jeep në një pikë karburanti në Eliot Avenue rreth orës 12.15. Çifti Ridgewood kishin lëvizur SUV-in e tyre në përpjekje për të tharë automjetin kur burri i Cohetero kuptoi se ai e kishte lënë makinën në të kundërt, raporton New York Post.

Ai u nxitua në timon në përpjekje për të ndaluar Xhipin, por në vend që të frenonte, burri rriti gazin në drejtim të gruas së tij.Gruaja në gjendje të pavetëdijshme u dërgua  në Qendrën Mjekësore Wyckoff Heights me lëndime të mëdha të trupit, nga ku u kuptua se ajo ishte e vdekur. 

“Një burrë u fut brenda duke qarë duke bërtitur gruaja ime, gruaja ime është në gjendje të rëndë. Thirrni ambulancën. ” Ai vazhdoi të përsëriste ambulancën, ambulancën, ‘tha 51-vjeçari Firoz Khan, një nga klientët në pikën e karburantit .Ai shtoi: ‘’Unë dola jashtë dhe pashë zonjën të shtrirë në tokë. Koka e saj ishte drejt [gardhit] dhe këmbët e saj ishin drejt [dyqanit]. Kjo është e  trishtueshme. Më vjen keq për burrin. Ai po qante, ishte i mërzitur. ‘

Familjarët shprehen se janë shkatërruar nga incidenti dhe shtuan se ata po bëjnë çmos për të mbështetur burrin e gruas.Djali i çiftit tha që babai ishte ‘ende duke qarë’ dhe se nuk provonte të fliste. Vëllai i viktimës tha: ‘Është diqka që ka ndodhur në familje, kjo është arsyeja pse ne nuk duam të flasim për këtë. Ishte një aksident. Askush nuk është fajtor deri tani.Asnjë arrest nuk u bë dhe një hetim është në pritje’’. Pompa e karburantit raportohej se ishte më pak se një milje nga ku jetonte familja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat