Trump për Groenlandën: Nuk do të ndërtoj atje një Trump Tower - Bota Sot
Trump për Groenlandën: Nuk do të ndërtoj atje një Trump Tower

Amerika

Trump për Groenlandën: Nuk do të ndërtoj atje një Trump Tower

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 16:34
Donald Trump

Dëshira për të blerë nga Danimarka, ishullin e Groenlandës, duket se është e parezistueshme për presidentin amerikan, Donald Trump.

Pasi e konfirmoi me zërin e tij për gazetarët atë që më herët kishin shkruar mediat amerikane, Trump shkon akoma më tej dhe poston në “twitter” një foto të një kulle Trump në një fshat të vogël të Groenlandës.

“Premtoj që nuk do të bëj këtë në Groenlandë”, shkruan ai me shaka.

E kjo vjen pas deklaratave të së dielës se ai ishte strategjikisht i interesuar për një marrëveshje për të blerë territorin arktik. Sidoqoftë, kryeministrja e Danimarkës u nxitua të komentojë dhe tha se Groenlanda nuk ishte për shitje dhe ideja e shitjes së saj tek shtetet e bashkuara është absurde.

“Groenlanda nuk është për shitje. Groenlanda nuk është Daneza. Groenlanda i përket Groenlandës. Unë shpresoj me gjithë zemër që e gjithë kjo nuk është serioze”, tha kryeministrja Mette Frederiksen për një gazetë vendase, gjatë një vizite në Groenlandë.

Trump do të vizitojë Kopenhagenin muajin e ardhshëm kur arktiku do të jetë në agjendë në takimet me Frederiksen dhe kryeministrin Kim Kielsen të Groenlandës që është një territor autonom danez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...