Vendimi historik, gjykata u lejon vetëm dy personave të konsumojnë kokainë - Bota Sot
Vendimi historik, gjykata u lejon vetëm dy personave të konsumojnë kokainë

Amerika

Vendimi historik, gjykata u lejon vetëm dy personave të konsumojnë kokainë

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 20:45
Ilustrim

Një gjykatës në Meksikë i ka dhënë të drejtën dy personave për përdorimin e kokainës rekreative.

Ky është aktvendimi i parë për dhënien e lejes për përdorimin e kokainës.

Gjykata tha se dy personat e paidentifikuar do lejohet të posedojnë, transportojnë dhe të përdorin kokainë por jo ta shesin atë sipas Mexico United Against Crime (MUCD).

MUCD, që kërkon ti japë fund luftës kundër drogës në vend, e quajti aktvendimin një "hap historik".

Vendimi duhet të rishikohet nga një gjykatë më e lartë përpara se të vihet në zbatim.

MUCD tha që gjykata urdhëroi autoritetin shëndetësor në vend, Cofepris, të autorizojë përdorimin e kokainës për dy personat.

Një zyrtar i Cofepris i tha agjencisë së lajmeve AFP se kishte ndërmarrë hapa për të bllokuar urdhrin e gjykatës, i cili u dha në maj.

Aktvendimi do të hyjë në fuqi vetëm nëse një kolegj gjykatësish aprovojnë aktvendimin. Nëse aprovohet do të zbatohet vetëm për dy personat që ngritën çështje, identiteti i të cilëve u mbajt i fshehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...