Trump vjen me ide interesante: T’i bombardojmë uraganet me bombë bërthamore

Amerika

Trump vjen me ide interesante: T’i bombardojmë uraganet me bombë bërthamore

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 08:42
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, besohet të ketë thënë më shumë se një herë që ushtria amerikane duhet t’i bombardojë uraganet me bombë bërthamore në mënyrë që t’ua humbasin fuqinë para se të arrijnë nga deti në tokë.

Sipas faqes amerikane “Axios”, presidenti amerikan tha gjatë një takimi me zyrtarët e lartë për siguri kombëtare kishte thënë: “Po e kuptoj, po e kuptoj. Pse nuk po i bombardojmë me bombë bërthamore?”

“Ata fillojnë të formohen pranë brigjeve të Afrikës dhe lëvizin nëpër Oqeanin Atlantik. E hedhim një bombë brenda syrit të uraganit dhe ajo do ta pengojë atë. Pse nuk mund ta bëjmë këtë”, citohet të hetë thënë lideri i shtetit më të fuqishëm në botë.

Duke cituar burime të paidentifikuara që ishin të pranishme në takim, kjo faqe amerikane raporton se njëri nga zyrtarët iu përgjigj presidentit me këtë fjalë: “Do ta shqyrtojmë këtë”.

“Axios” raporton se presidenti amerikan e kishte dhënë një ide të tillë edhe në një rast tjetër gjatë takimit me një zyrtar të administratës së Shtëpisë së Bardhë. Biseda mes tyre ishte regjistruar në vitin 2017 në Këshillin për Siguri Kombëtare.

Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të komentojë për këtë çështje, duke thënë se nuk i komenton bisedat private të presidentit me zyrtarët për siguri kombëtare”, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat