Vret ish-të dashurën, i ha zemrën dhe trurin! Zbulohet arsyeja

Amerika

Vret ish-të dashurën, i ha zemrën dhe trurin! Zbulohet arsyeja

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 16:16
Joseph Oberhansley dhe Tammy Jo Blanton

Vret ish-të dashurën dhe më tej i ha trurin dhe zemrën! 38-vjeçari Joseph Oberhansley, nga Jeffersonville, në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vrau ish-të dashurën e tij dhe më tej pas krimit, gjymtoi kufomën, duk i ngrënë gruas zemrën dhe trurin.

Ngjarja e rëndë është shënuar në vitin 2014, por vetëm këtë të enjte u dha dënimi ndaj burrit. Ai u dënua me burg përjetë, duke arritur që ti shpëtojë dënimit me vdekje.

Policia e gjeti kufomën e dëmtuar të Tammy Jo Blanton 46 vjeçe, të larë në gjak, brenda vaskës së banjës në apartamentin e saj, teksa ishte mbuluar me një tendë kampingu.

Në trupin e saj u gjetën 25 shenja të dukshme plagësh me armë zjarri por edhe me thikë.

Hetimet çuan në gjurmët e ish-të dashurit të gruas. Çifti kishte bashkëjetuar disa muaj, por pas ndarjes 38-vjeçari nuk e kishte pranuar vendimin.

Kështu ai planifikoi vrasjen, por nuk i dilte mllefi, duke i ngrënë ish partneres zemrën dhe trurin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat