Trump mund të takohet me Rouhani në “rrethana të duhura”

Amerika

Trump mund të takohet me Rouhani në “rrethana të duhura”

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 22:07
Trump, Rouhani

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur gatishmëri për ta takuar Presidentin e Iranit, Hassan Rouhani.

Por kjo sipas tij mund të bëhet vetëm në rrethana që janë të duhura, shkruan BBC.

Kjo gatishmëri  e tij vjen pasi ministri i  Jashtëm i Iranit, bëri një vizitë të shkurtër – të paparalajmëruar në Samitin e G7 në Francë.

Marrëdhëniet në mes të Iranit dhe Amerikës janë përkeqësuar prej kur Uashingtonit u tërhoq në vitin e kaluar nga marrëveshja bërthamore e arritur në vitin 2015 mbi aktivitetet e Iranit.

Sidoqoftë Trump tha se u ndje mirë rreh perspektivës së një marrëveshje të re me Tehranin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat