Shpërthen Trump: Kurrë nuk kam thënë se duhet t’i bombardojmë uraganet

Amerika

Shpërthen Trump: Kurrë nuk kam thënë se duhet t’i bombardojmë uraganet

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 14:08
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është kthyer në Uashingon pas qëndrimit treditor në Francë, ku mori pjesë në punimet e samitit të G7-ës. Ai i ka kritikuar raportimet e medieve se kishte sugjeruar të bombardohen uraganet në oqean për t’ua humbur fuqinë.

“Kjo është qesharake, kurrë nuk ka ndodhur”, tha presidenti amerikan. Ndryshe, Shtëpia e Bardhë i ka demantuar deklaratat e tij se bashkëshortja, Melania Trump, është takuar në mënyrë të fshehtë me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un.

Sekretarja për shtyp, Stephanie Grisham, tha se ndonëse zonja Trump nuk është takuar asnjëherë me Kim Jong-unin personalisht, presidenti ka menduar se ajo është njoftuar me liderin korean.

Performanca e presidentit Trump në takimin me liderët botëror u vlerësua si paraqitje me porosi të përziera.

Ai e zbuti qëndrimin për taksat ndaj Kinës, refuzoi të takohet me ministrin e jashtëm iranian dhe nuk mori pjesë në takimin ku u diskutua për ngrohjen globale, shkruan “Independent”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat