Presidenti amerikan vë në shënjestër pyjet e Alaskës

Amerika

Presidenti amerikan vë në shënjestër pyjet e Alaskës

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 15:12
Donald Trump

Pyjet e Alaskës janë vënë tani në shënjestër të Donald Trump. Ato që rrezikohen janë kufizimet për prerjen e pemëve që Presidenti amerikan do t’i rishikojë.

Trump do t’a nxjerrë “Tongass National Forest” të Alaskës, pyllin më të madh në Shtetet e Bashkuara, nga kufizimet e vendosura 20 vite më parë mbi prerjen dhe transportin e trungjeve.

Lajmi është publikuar nga “Uashington Post”, që citon disa burime, sipas të cilave, iniciativa vendos në rrezik më shumë se gjysmën e pyjeve të mbrojtura, duke i hapur ato për projekte energjitike dhe aktivitete minerare.

Lajmi vjen pas përplasjes diplomatike të ndezur nga Trump me Danimarkën, pasi ky i fundit shprehu idenë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të blinin Groenlandën, propozim ky që qeveria daneze e refuzoi ende pa u konkretizuar.

Manjati e kishte cilësuar blerjen e mundshme një transaksion të madh imobiliar, që do të ishte strategjikisht interesant. Refuzimi i Danimarkës dukshëm e zemëroi atë, deri atje sa të anulonte vizitën e paralajmëruar në vend, në shenjë pakënaqësie…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat