Bisedimet për krizën politike të Venezuelës "nuk funksionojnë", thotë Guaido

Amerika

Bisedimet për krizën politike të Venezuelës "nuk funksionojnë", thotë Guaido

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 21:07
Juan Guaido

Udhëheqësi i opozitës në Venezuela, Juan Guaido pranoi të Mërkurën se bisedimet me qeverinë e Presidentit Nicolas Maduro që synojnë zgjidhjen e krizës politike të vendit "nuk po funksionojnë", shkruan AFP.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Norvegjia u zhvilluan për herë të parë në maj në Oslo me disa raunde pasuese në Barbados.

Por Maduro i ndërpreu diskutimet tre javë më parë në përgjigje të sanksioneve të reja amerikane kundër qeverisë së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat