Zgjedhjet në SHBA: Gillibrand tërhiqet nga gara

Amerika

Zgjedhjet në SHBA: Gillibrand tërhiqet nga gara

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 08:32
Senatorja demokrate, Kirsten Gillibrand

Senatorja demokrate, Kirsten Gillibrand, i dha fund garës së saj për nominimin nga partia si kandidade për zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2020.

Gillibrand njoftoi për vendimin e saj në një video online, pasi dështoi të kualifikohej për debatin e tretë të demokratëve që do të mbahet muajin e ardhshëm.

"Pas më shumë se tetë muajve të pabesueshëm, unë po e përfundoj fushatën time presidenciale", tha ajo.

Gillibrand, 52 vjeçe, ka qenë avokate e zëshme për të drejtat e grave, por fushata e saj nuk arriti të tërhiqte vëmendje të madhe.

Ajo ka fituar vendin në Senatin e SHBA-së në vitin 2009, kur Hillary Clinton ka pranuar rolin e sekretares së shtetit në administratën e ish-presidentit Barack Obama.

Me daljen e Gillibrandit, në garë për nominimin e Partisë Demokratike mbeten 20 kandidatë.

Në zgjedhjet e vitit 2020, njëri prej tyre do të përballet me presidentin e tanishëm, Donald Trump, i cili do të kandidojë për rizgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat