Sulmet e armatosura në SHBA, mbi 200 persona gjetën vdekjen

Amerika

Sulmet e armatosura në SHBA, mbi 200 persona gjetën vdekjen

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 10:55
Foto

Departamenti Amerikan i Shtetit ka raportuar se shtatë personat e vdekur nga sulmi në Odesa të Teksasit më 31 gusht, e ka çuar në 53 numrin e vdekjeve gjatë muajit gusht në Shtetet e Bashkuara.

Në total, për vitin 2019 numri i sulmeve të armatosura ka shkuar në 38 dhe si pasojë e kësaj kanë vdekur 205 persona.

Teksasi është më i prekuri nga sulmet e armatosura dhe gjatë muajit është përballur me 4 ngjarje të përgjakshme, dukë shënuar dhjetëra viktima.

Konkretisht, 22 persona dhe 26 të plagosur u vranë më 3 gusht të këtij viti në një dyqan në El Paso. Autori i masakrës përpara sulmit kishte publikuar një mesazh kundër emigrimit.

Greg Abbott, guvernatori i Teksasit,  ka thënë se sulmet masive me armë zjarri kanë vrarë gati 70 persona në Teksas nga viti 2016. Pas sulmit të fundit, ai ka bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat