“Gjuetari i uraganeve” futet në zemër të “Dorian”, pamje që tregojnë sesi duket ky uragan që po shkatërron gjithçka para vetes

Amerika

“Gjuetari i uraganeve” futet në zemër të “Dorian”, pamje që tregojnë sesi duket ky uragan që po shkatërron gjithçka para vetes

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 12:25
Foto

Piloti i agjencisë amerikane NOAA ka arritur të fluturojë përreth uraganit “Dorian”, që konsiderohet se është i kategorisë së pestë.

Në videon e filmuar brenda kabinës së pilotit shihet sesi dukej fluturimi nga “gjuetari i uraganeve” që arriti të depërtojë përmes erërave shumë të forta dhe të futet në hapësirën ku ishte më “qetë”.

Siç raportojnë mediat amerikane ai këtë aksion e ka realizuar me aeroplanin Lockheed WP-3D Orion. E në video shihet se si gjithçka filmohet brenda kabinës së kësaj fluturake.

Pamjet ngjajnë me ato të skenave të filmave fanta-shkencë, kurse piloti është duartrokitur për guximin për t’iu afruar këtij uragani që po konsiderohet si më i rrezikshmi në histori të SHBA-ve, erërat e të cilit lëvizin me shpejtësi prej mbi 200 kilometra në orë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat