"Dorian" vret pesë persona

Amerika

"Dorian" vret pesë persona

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 08:12
Ilustrim

Të paktën pesë persona u vranë si pasojë e uraganit "Dorian" që ka goditur Bahamas.

Kryeministri Hubert Minnis tha se vdekjet u konfirmuan në ishujt veri-lindorë të Abaco. Sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar rreth 13,000 shtëpi janë dëmtuar dhe shkatërruar.

Meterologët përdorën fjalët "katastrofike" dhe "shkatërruese" për të përshkruar uraganin Dorian ndërsa stuhia u zhvendos në ishullin Grand Bahama të hënën duke krijuar kushte të rrezikshme për jetën, shira të dendur dhe erëra të fuqishme.

Uragani Dorian përbën një rrezik shtesë për ishujt e Bahamës për shkak se po lëviz ngadalë, që do të thotë se ndikimet e tij po ndjehen për një periudhë më të gjatë.

Zyrtarët në shtetet përgjatë bregdetit juglindor të Shteteve të Bashkuara kanë lëshuar paralajmërime dhe i kanë urdhëruar njerëzit të evakuohet nga zonat më të rrezikuara. Urdhrat për evakuim hyjnë në fuqi të hënën në Florida, Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat