Uragani “Dorian” po i afrohet ShBA-së, urdhërohet evakuimi i banorëve

Amerika

Uragani “Dorian” po i afrohet ShBA-së, urdhërohet evakuimi i banorëve

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 16:04
Uragani “Dorian”

Uragani “Dorian”, i cili ka shkaktuar disa viktima dhe dëme të mëdha materiale në Ishujt Bahamas, është duke iu afruar brigjeve të Karolinës Veriore, Karolinës Jugore, Floridës dhe Georgia-s.

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se këto vende mund të përballen me erëra shkatërruese, reshje të mëdha të shiut, vërshime dhe stuhi që paraqet rrezik për jetën e njerëzve. Këtë njoftim e dha Qendra Kombëtare e Uraganeve.

Ndonëse uragani e ka humbur fuqinë e madhe që e kishte në Ishujt Bahamas, ai ende mund të sjellë shumë reshje dhe të shkaktojë vërshime në Karolinën Veriore, Karolinën Jugore dhe Georgia.

Në shtetin e Floridës, autoritetet kanë lëshuar urdhër për evakuim të banorëve në shtatë rajone, ndërsa zyrtarët e kanë filluar ndërtimin e kampeve të përkohshme të strehimit.

Qendra Kombëtare e Uraganeve njoftoi se stuhia aktualisht është duke lëvizur drejt veriut, në mënyrë paralele me bregdetin lindor të Floridës.

Fuqia e uraganit është vërejtur edhe nga astronauti i NASA-s, Nick Hague, i cili e ka bërë një fotografi të veçantë nga hapësira. Ai e publikoi fotografinë e uraganit në Twitter, pranë së cilës shkroi: “Mund ta ndiesh fuqinë e stuhisë kur ia shikon syrin nga lart. Sigurohuni të gjithë”, shkruan “CNN”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat