Ndalohet gruaja amerikane në aeroport, fshihte një bebe në valixhe

Amerika

Ndalohet gruaja amerikane në aeroport, fshihte një bebe në valixhe

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 00:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Forcat e policisë së zyrës së emigracionit në ishujt Filipine kanë ndaluar një grua amerikane, pasi i gjetën një foshnje të sapolindur në valixhe.

Autoritetet vendase thonë se ajo po përpiqej të largohej nga vendi duke e fshehur fëmijën që kishte vetëm gjashtë ditë që kishte lindur.

Gruaja ishte duke udhëtuar e vetme dhe nuk kishte mjet tjetër identifikimi veç pasaportës. Stafi dyshoi se valixhja e saj e tejkalonet peshën e lejuar, ndaj bëri një kontroll. Për habinë e tyre, brenda gjetën foshnjen.

Gruaja nuk kishte asnjë mjet identifikimi për fëmijën, por ajo këmbëngulte se ishte tezja. Çështja i ka kaluar zyrës filipinase për hetime të trafikut njerëzor.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat