Uragani Dorian: Qindra persona evakuohen nga Bahamas

Amerika

Uragani Dorian: Qindra persona evakuohen nga Bahamas

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 13:47
Bahamas

Qindra të mbijetuar nga uragani Dorian kanë ikur nga Bahamas derisa mijëra të tjerë po presin të evakuohen nga ishujt e shkatërruar.

Uragani që përfshiu ishujt më herët këtë javë, ka shkaktuar dëme të mëdha si dhe krizë humanitare. Numri zyrtar i viktimave ka shkuar në 43 të premten, por pritet të rritet ende, raportojnë mediat lokale.

Qendra Kombëtare e Uraganeve e Shteteve të Bashkuara tha se stuhia po lëviz drejt bregdetit të Atlantikut në SHBA, me erëra deri në 184 kilometra në orë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, "po e monitoron nga afër" situatën, tha Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.

"Presidenti u kërkon të gjithë banorëve të Xhorxhisë, Karolinës së Jugut, Karolinës së Veriut dhe Virxhinisë që të ndjekin udhëzimet e zyrtarëve të tyre vendorë këtë javë", thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat