Ish-ndihmësi i Trump-it: Presidenti ka pësuar rënie të madhe mendore

Amerika

Ish-ndihmësi i Trump-it: Presidenti ka pësuar rënie të madhe mendore

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 15:08
Donald Trump

Anthony Scaramucci, ish-ndihmës i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë se lideri është në rënie të madhe mendore dhe nuk do t’ia dalë të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.

Scramucci, i cili ka shërbyer si drejtor i komunikimeve në Shtëpinë e Bardhë për vetëm 11 ditë para se të shkarkohej në vitin 2017, tha se sjellja e presidentit Trump është përkeqësuar që nga koha kur e kishte parë për herë të fundit vitin e kaluar.

Gjatë një interviste për televizionin “CTV Neës”, ai tha: “Tryno është në shkrirje të plotë, ngjashëm si episode e Çernobilit, kur reaktori është duke u shkrirë dhe njerëzit përpiqen të vendosin nëse duhet ta mbulojnë apo ta pastrojnë”.

Ai shtoi: “Parashikoj që ai nuk do t’ia dalë deri në zgjedhje. Ka aq shumë rënie mendore saqë rezultati më i pritshëm do të ishte që ai të thotë ‘Në rregull, kam bërë punë shumë të mirë dhe do të pensionohem në fund të mandatit”.

Komentet e ish-ndihmësit erdhën pasi presidenti u gjend në qendër të kritikave dhe talljeve pasi kishte shkruar në Twitter se shteti i Alabamas do të goditet nga uragani “Dorian”, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat