Regjistrohet viktima e pestë nga cigaret elektronike në Shtetet e Bashkuara - Bota Sot
Regjistrohet viktima e pestë nga cigaret elektronike në Shtetet e Bashkuara

Amerika

Regjistrohet viktima e pestë nga cigaret elektronike në Shtetet e Bashkuara

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten se personi i pestë ka vdekur nga një sëmundje misterioze e mushkërive, e lidhur me përdorimin e cigareve elektronike.

Deri tash janë regjistruar 450 personave që janë shtrirë në spitale në 33 shtete dhe një rast tjetër i vdekjes është duke u hetuar.

Në kohën kur po shënohet rritje e numrit të rasteve, zyrtarët shëndetësorë amerikanë thonë se kjo dukuri është shqetësuese. Ata i kanë bërë disa publikime shkencore në revista mjekësore lidhur me efektet negative të cigareve elektronike dhe çrregullimet që përdorimi i tyre po i shkakton në mushkëri.

Disa prej viktimave kanë përdorur produkte me bazë në marihuanë, të tjerët kanë përdorur produkte me marihuanë dhe nikotinë, ndërsa një grup më i vogël ka përdorur vetëm nikotinë.

Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve e Shteteve të Bashkuara është duke i analizuar mostrat e marra nga pacientët e ndryshëm që janë sëmurë nga sëmundja misterioze dhe është duke i testuar ato për të gjetur disa lloje të kimikateve, përfshirë nikotinën, shkruan “Independent”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...