Trump përgëzon Rusisë e Ukrainën lidhur me shkëmbimin e të burgosurve

Amerika

Trump përgëzon Rusisë e Ukrainën lidhur me shkëmbimin e të burgosurve

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 20:23
Rusia dhe Ukraina kanë nisur një proçes shkëmbimi të të burgosurve.

Rusia dhe Ukraina kanë nisur një proçes shkëmbimi të të burgosurve. Presidenti amerikan Donald Trump përgëzoi të shtunën dy vendet lidhur me këtë zhvillim. Në një postim në twitter zoti Trump shkruante se ky "është një lajm shumë i mirë dhe mbase një hap i parë gjigant drejt paqes", siç shprehej ai.

Të shtunën disa autobusë transferuan disa persona nga burgu Lefortovo i Moskës ndërsa të shtunën në mëngjes një aeroplan ukrainas u ul në aeroportin Vnukovo në kryeqytetin rus.

Numri i saktë, lista me emrat e të burgosurve apo koha e shkëmbimit të tyre nuk janë bërë ende publike. Por udhëheqësit e të dy vendeve kanë bërë të ditur më parë se shkëmbimi i të burgosurve do të ndodhë shpejt dhe është i pashmangshëm.

Të enjten një gjykatë në Kiev urdhëroi lirimin e Volodymyr Tsemakh-ut, një ish-komandant i separatistëve të mbështetur nga Rusia që operojnë në lindje të Ukrainës.

Shërbimet e sigurimit ukrainas e kanë identifikuar Tsemakh-un si dëshmitarin kryesor lidhur me incidentin e rrëzimit të Malaysian Airlines MH17 në lindje të Ukrainës në korrik të 2014, ku si pasojë u vranë 298 persona.

Prokurorët holandezë që po hetojnë çështjen i kanë kërkuar qeverisë ukrainase që të parandalonte ekstradimin e Tsemakh-ut, si "një person me interes" në hetimet që ata po zhvillojnë.

Presidenti i Ukrainës i zgjedhur së fundmi Volodimir Zelenskiy erdhi në pushtet duke premtuar se do të sillte në atdhe të burgosurit ukrainas dhe t'i jepte fund konfliktit në lindje të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat