Kaos në Bahamet e shkatërruara, largohen me qindra banorë

Amerika

Kaos në Bahamet e shkatërruara, largohen me qindra banorë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 23:05
Foto ilustrim

Me qindra banorë të Bahameve, të cilët i mbijetuan uraganit “Dorian”, janë larguar për t’i shpëtuar kaosit dhe shkatërrimit që ka mbetur në vendin e tyre.

Uragani kaloi mespërmes ishullit këtë javë, duke lënë pas një valë shkaëtrrimesh dhe një krizë humanitare.

Numri zyrtar i të vdekurve arriti në 43 të premten, por shifra pritet të vazhdojë të rritet.

Turma njerëzish u panë të mblidhen e të largohen në masë nga dy ishujt e goditur më rëndë, Abako i madh dhe Bahama e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat