Guaido rrezikon burgim të përjetshëm - Bota Sot
Guaido rrezikon burgim të përjetshëm

Amerika

Guaido rrezikon burgim të përjetshëm

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 06:49
Juan Guaido

Juan Guaido, presidenti i përkohshëm i vetëshpallur i Venezulës, pritet të akuzohet për tradhti të lartë ndaj vendit. Prokurori i përgjithshëm i Venezuelës nisi të premten një hetim ndaj Guaidos, duke e akuzuar këtë të fundit për komplot dhe për lëshim të territorit të Ezekibos, një zonë e administruar nga Guiana por e pretenduar historikisht nga Venezuela.

Kundërshtari kryesor i presidentit Nicolas Maduro akuzohet për një sërë veprash të tjera penale, si tentativë për grusht shteti dhe uzurpim i funksionit të presidentit. Nëse vërtetohen akuzat, presidenti i përkohshëm rrezikon burgim të përjetshëm.

Shtetet e Bashkuara dhe mbi 50 shtete të tjera, mes tyre edhe Shqipëria, njohin Juan Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës, por presidenti Maduro ka nga ana e tij pjesën më të madhe të ushtrisë dhe qëndron ende në pushtet.

Prej fillimit të këtij viti Venezuela është mbërthyer nga trazirat politike dhe përplasjet civile, që të shoqëruara me hiper-inflacionin, e kanë çuar vendin në një krizë të skajshme ekonomike e humanitare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...