Tregu amerikan u shtua me 130 mijë vende pune

Amerika

Tregu amerikan u shtua me 130 mijë vende pune

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 22:43
Foto ilustrim

Ekonomia amerikane ka treguar së fundi shenja të plasaritjes, por tregu i vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet ende i fuqishëm dhe duket se nuk po ndikohet nga pasiguria në rritje.

Kështu për muajin gusht, të dhënat theksuan se tregu amerikan u shtua me plot 130 mijë vende pune, çka bëri që shkalla e papunësisë të mbetej e qëndrueshme në kuotën 3.7 për qind.

Në fakt ekonomia dhe tregu janë rritur për plot 107 muaj rresht në lidhje me vendet e punës, por ritmi i punësimit është ngadalësuar kohët e fundit, krahasuar me më herët. Shtetet e Bashkuara kanë shtuar mesatarisht 158 mijë vende pune këtë vit, krahasuar me 223 mijë që numri rezultonte në vitin 2018, përcjell Telegrafi.

Punësimi mori një nxitje të madhe vitin e kaluar. Asokohe qeveria punësoi 25 mijë punëtorë të përkohshëm për të ndihmuar në projekte ndërkombëtare dhe pagat u rritën shëndetshëm me plot 3.2 për qind gjatë periudhës në fjalë. Kjo vlerë madje ishte edhe më mirë se sa parashikimet e ekonomistëve dhe ata besuan se mund të ndihmonte edhe në stabilizimin e inflacionit, i cili rezultonte relativisht i lartë.

Shkalla e papunësisë afrikano-amerikane ra në mënyrë dramatike në 5.5 për qind nga 6 për qind dhe ky ishte rekordi më i ulët që të dhënat kanë regjistruar ndonjëherë që nga viti 1972. Nga ana tjetër, papunësia hispanike ra në 4.2 për qind nga 4.5 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat