Mark Sanford i bashkohet garës republikane për zgjedhjet presidenciale - Bota Sot
Mark Sanford i bashkohet garës republikane për zgjedhjet presidenciale

Amerika

Mark Sanford i bashkohet garës republikane për zgjedhjet presidenciale

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 09:55
Mark Sanford

Mark Sanford, ish-guvernator i Karolinës Jugore, është bërë kandidati më i ri i Partisë Republikane për ta sfiduar presidentin e tanishëm të Shteteve të Bashkuara për të nominuarin e partisë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

“Jam këtu që t’ju tregoj juve tani she do të futem në garë”, tha Sanford gjatë një interviste ku e bëri të ditur kandidimin e tij. Ai e ka kritikuar presidentin Trump për një kohë të gjatë.

Ndonëse ai është bërë personi i tretë që do ta sfidojë presidentin, analistët besojnë se rrëzimi i tij nga nominimi  i partisë do të jetë mision gati i pamundur.

Asnjë president amerikan i kohës modern nuk e ka humbur garën brenda partisë së vet për të qenë i nominuar për mandatin e dytë dhe Trump është shumë i popullarizuar në mesin e republikanëve.

Konventa Kombëtare Republikane, në të cilën do të përcaktohet i nominuari për zgjedhjet presidenciale, do të mbahet në gusht të vitit 2020 pas një vargu zgjedhjesh nëpër secilin shtet.

Kandidati i ri republikan tha: “E kemi humbur rrugën e borxheve dhe shpenzimeve. Presidenti e ka quajtur veten mbret i borxhit, ka shkallë qetësia ndaj borxheve dhe mendoj që kjo po na dërgon në drejtim të gabuar”. Në prill, ish-guvernatori Bill Weld u bë personi i parë që do ta sfidonte Trumpin brenda Partisë Republikane, ndërsa në gusht garës iu bashkua edhe ish-ligjvënësi Joe Walsh, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...