Pamjet e papublikuara nga tragjedia e 11 shtatorit në SHBA

Amerika

Pamjet e papublikuara nga tragjedia e 11 shtatorit në SHBA

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Një mini album me disa fotografi të cilat thuhet se nuk janë parë më herët, që tregojnë shkatërrimin në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York në 11 shtator, janë publikuar nga një prej mjekëve të parë që ka mbërritur në vendngjarje. Ndërsa po shëtiste qenin në 11 shtator 2001, Dr. Emil Chynn, tani 50 vjeç, pa se Kullat Binjake ishin të ndezura flakë dhe nxitoi të shihte se çfarë po ndodhte.

Sulmet terroriste me avionë të rrëmbyer, u përplasen në qendrën tregtare, në Pentagon jashtë Washington DC dhe një fushë afër Shanksville, Pensilvani – ku vdiqën gati 3000 njerëz. Shkrirja e Kullave Binjake të qendrës tregtare prodhoi re të dendura të pluhurit dhe zjarre që zgjatën edhe më tej nën rrënoja.

Dr. Chynn tha që e kuptoi se të qenit fizikisht në “Ground Zero” do të ishte më shumë ndihmë për viktimat, në krahasim me pritjen për t’i trajtuar ata në spital. Doktori tani ka publikuar fotografitë që ka marrë gjatë javës që ai është bërë vullnetar në vendngjarje për të demonstruar mirësinë e të huajve gjatë një kohe kaq të bujshme dhe të tmerrshme. Ai e përshkroi skenën si “të tmerrshme”, duke thënë se njerëzit po përpiqeshin të pastronin mbeturinat dhe pjesët e trupit, nga i gjithë vendi. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat